Rajoni

Marrëdhëniet me SHBA, ministri Daçiç thirrje serbëve: Votoni për Trump!

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në SHBA që të votojnë për presidentin Donald Trump. Thirrja nuk është pritur mirë nga amerikanët.
Featured image of article: Marrëdhëniet me SHBA, ministri Daçiç thirrje serbëve: Votoni për Trump! Ivica Daçiç

SERBI– Serbia duket se ka vendosur që të rregullojë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në SHBA që të votojnë për presidentin Donald Trump.

Thirrje e cila nuk është pritur dhe aq mirë nga eksperti i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, i cili e kishte quajtur si “jo të mençur” deklaratën e Daçiçit.

Daçiç mendon se ka miq në administratën aktuale dhe dëshiron t’i mbështesë ata. Por gjithçka që ai ka arritur është të sigurojë që kushdo që është presidenti i ardhshëm i SHBA-ve nga Demokratët tani e konsideron Daçiçin, dhe ndoshta Serbinë, një armik,”-tha Serëer.

Reagimit të ekspertit amerikan i është përgjigjur sërish ministri Daçiç.

“Ne ndiheshim mirë në lëkurën tonë në vitin 1999. Ata zgjodhën ta bënin Serbinë armikun e tyre, jo ne”, tha Daçiç për Novosti.

Kohët e fundit zyrtarë të lartë serb po tentojnë me çdo kusht që të afrohen me SHBA-të. Fillimisht Vuçiç ftoi Trumpin që të bëhej presidenti i parë amerikan pas 44 vitesh që vizionte Serbinë. Madje Vuçiç i kërkonte Trump edhe ndihmë e mbështetje në zgjedhjen e situatës me Kosovën. Ftesë të cilën Trump e pranoi. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment