Rajoni

Marrëdhëniet Greqi-Turqi, Protothema: Në Egje ditën e sotme u kryen 37 shkelje nga Ankaraja

Protothema shkruan se avionët luftarakë turq dhe avionët e bashkëpunimit detar kanë shkelur rregullat ditën e sotme.
Featured image of article: Marrëdhëniet Greqi-Turqi, Protothema: Në Egje ditën e sotme u kryen 37 shkelje nga Ankaraja Foto Ilustruese

GREQI- 37 shkeje në detin Egje janë bërë ditën e sotme nga Turqia. Protothema shkruan se avionët luftarakë turq dhe avionët e bashkëpunimit detar kanë shkelur rregullat ditën e sotme.

Në veçanti, një total prej 13 avionësh, nga të cilët 10 avionë luftëtarë F-16, dy prej të cilëve ishin të armatosur, një transportues CN-235 dhe dy avionë të bashkëpunimit detar ATR-72,  kryen gjithsej 37 shkelje. 33 shkeljet u kryen nga ATR-72 dhe 4 nga F-16.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata mes Greqisë dhe Turqisë është e tensionuar për shkak shkeljes së marrëveshjeve nga të dyja shtetet. Kjo nuk është e vetmja përplasje mes tyre, pasi më parë ata e kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokim lufte me anije si dhe mjete të tjera luftarake. 

(I.A/dosja.al)

Shto Koment