
TIRANË– Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për marrëdhënien e tij me kreun e Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti. Në një intervistë për “OraNews”, Haradinaj u shpreh se për herë të fundit me Kurtin ka komunikuar për festën e 28 nëntorit.
Ai ka shtuar se shkëmbejnë mesazhe vetëm për raste festash, ndërsa deputetët kanë komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.
“Kam shkëmbyer urime për festa si psh 28 nëntori, por prej kohësh nuk e kam takuar. Ndërsa kolegët tanë kanë komunikuar,”-tha Haradinaj.
(k.m/dosja.al)