Showbiz

Marrëdhënia e çiftit/ Erik Lloshi flet për bashkëshorten: Unë jam lunatik, ajo më duron shumë

Erik Lloshi është shprehur se bashkëshortja është një person që e duron shumë pasi ka një karakter shumë të vështirë. 
Featured image of article: Marrëdhënia e çiftit/ Erik Lloshi flet për bashkëshorten: Unë jam lunatik, ajo më duron shumë Erik Lloshi dhe bashkëshortja

TIRANË– Këngëtari Erik Lloshi, i ftuari i parë në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ka folur për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Romina.

Ai është shprehur se bashkëshortja është një person që e duron shumë pasi ka një karakter shumë të vështirë. 

PJESË NGA BISEDA:

Ester Bylyku: A je i lumtur me martesën tënde? Po të sheh gruaja, kujdes kur përgjigjesh (qesh)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erik LloshiJam shumë i lumtur. Jam i lumtur edhe me bashkëshorten që kam në krahë, është një njeri fantastik për mua ndryshe nuk do ta zgjidhja të  ishte me mua. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim. Unë jam lunatik. 

Ester Bylyku: Për ata që se kuptojnë do të thotë i çmendur (qesh)

Erik Lloshi: (Qesh) Jo, i çmendur, por që më ndryshon humori. Mund të më ndryshojë edhe çdo një ore, kështu kam qenë që fëmijë.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment