Aktualitet

“Marr vetëm 50 mijë lekë, s’më dalin as për ilaçe”, e moshuara nga Manza që jeton në çadër apelon për ndihmë

VIDEO
Familja me 5 anëtarë jeton në çadër dhe në kushte të vështira ekonomike.
Featured image of article: “Marr vetëm 50 mijë lekë, s’më dalin as për ilaçe”, e moshuara nga Manza që jeton në çadër apelon për ndihmë E moshuara nga Manza

TIRANË- Një familje në Manëz brenda pak muajve ka marrë një goditje të dyfishtë, pasi është prekur dhe nga tërmeti i 26 nëntorit, por dhe nga pandemia e COVID-19. Familja me 5 anëtarë jeton në çadër dhe në kushte të vështira ekonomike.

Ata shprehen se një prej anëtarëve të tyre është e moshuar, ku pensioni nuk i del as  për ilaçe dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë janë të papaunë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë jam e sëmurë, shpia na është prishur, na kanë thënë mos të rrimë brenda që nga tërmeti, po dhe në çadër nuk rrihet. 50 mijë lekë marr të gjitha që s’më dalin për asgjë. Askush s’po na ndihmon”, ëshrtë ky apeli i të moshuarës.

Fëmijët e të moshuarës thonë se janë të detyryar që të jetojnë në çadër, pasi kanë frikë që të futen në banesën, e cila është dëmtuar rëndë nga tërmeti i fortë i vitit të kaluar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment