Sport

Marotta zgjedh mbrojtësin e ri të Interit, transferohet me parametra zero

Ai luan në Premier League dhe ka vetëm dy muaj në kontratë
Featured image of article: Marotta zgjedh mbrojtësin e ri të Interit, transferohet me parametra zero Marotta

Beppe Marotta po kërkon për një mbrojtës cilësor për Interin. Sipas calciomercato.com, drejtuesi i klubit zikaltër synon një lojtar të klasit botëror, i cili nuk përmendet shumë në media.

Bëhet fjalë për belgun Jan Vertonghen, kontrata e të cilit me Tottenham skadon qershorin e ardhshëm. Ish-lojtari i Ajax-it do të zinte vendin që pritet të lihet i lirë nga Godin, i cili nuk ka bindur në Milano dhe do të largohet në verë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kalimi i belgut te zikaltrit do ta lejonte Skriniar të luante në anën e djathtë në qendër të mbrojtjes, ku ka treguar se mund të japë më shumë. Vertonghen do të ishte një përforcim shumë i mirë, duke parë se mund të luajë edhe në mbrojtjen me 3 dhe 4 lojtarë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment