Sport

Festoi golin me simbolin shqiptar, irritohen mediat serbe me Rashford: A e di kuptimin e shqiponjës

Hap nga pika e bardhë e 11-metërshit serinë e golave në ndeshjen Manchester United-Chelseat, sulmuesi anglez Markus Rashford feston golin duke bërë shqiponjën dhe irriton Serbët.
Featured image of article: Festoi golin me simbolin shqiptar, irritohen mediat serbe me Rashford: A e di kuptimin e shqiponjës

BRITANI- Mediat serbe janë irrituar me futbollistin anglez, i cili festoi golin e tij duke bërë shqiponjën me duar. Në një artikull, mediat “Kurir”, shkruan se sulmuesi Markus Rashford nu ke di se çfarë do të thotë simboli i shqiponjës me dy koka që bëri me duar.

Rashford bëri diçka, për të cilën publiku botëror u irritua… Rashford e festoi golin e tij të parë duke bërë simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën shqiponjë me dy koka. Ky gjest, i cili pati shumë reklamë vitin e kaluar, pasi u bë nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, me sa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi bashkëlojtari i tij, Nemanja Matic, në stol”-shkruan  media serbe “Kurir”.

Një ditë më parë futbollisti, Markus Rashford gjatë ndeshjes ku Manchester United ka mposhtuar Chelseas me rezultatin 4-0, shënoi golin e parë. Ai tërhoqi vëmendjen teksa e festoi shënimin e golit duke bërë me duar simbolin e shqiponjës shqiptare.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment