Aktualitet

Marku shpërthen në akuza ndaj ministrisë: Hapja e universiteteve veprim kriminal, rrezikohet jeta e studentëve dhe e pedagogëve

Marku tha se urdhri i ministrisë është kriminal dhe rrezikon jetën e studentëve.
Featured image of article: Marku shpërthen në akuza ndaj ministrisë: Hapja e universiteteve veprim kriminal, rrezikohet jeta e studentëve dhe e pedagogëve Mark Marku, pedagog

TIRANË- Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ka hehdur sot akzua kundër Ministrisë së Arsimit, për urdhin e fundit që detyron studnetët dhe pedagogët që të kthehen në fakultete. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Marku tha se urdhri i ministrisë është kriminal dhe rrezikon jetën e studentëve.

Urdhëri i Ministrisë së Arsimit është një veprim kriminal, i cili nuk merr parasysh jetën e studentëve dhe pedagogëve. Përveç kësaj ka një kontraditë mes urdhërit të ministrisë dhe ligjit. Kontradita është se qeveria ka zgjatur deri në qershor gjendje e jashtëzakonshme duke ndaluar grumbullimet masive, ndërsa ministria nxjerr urdhërin për të hapur universtetet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakultetin e tonë, në departamentin tim kemi rreth 1 mijë student të Masterit në vitin e dytë dhe Bachelor të vitit të 3 dhe kemi vetëm 20 salla në dispozicion.  Është e pamundur hapja e universiteteve pasi çdo ditë do të testohen çdo student dhe do dezinfektohet çdo mjet”, u shpreh pedagogu.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment