Politike

Marku shpërthen ndaj Lleshajt: Po sillesh si Hekuran Isai, opozita nuk është bandë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka shprehur rezerbvat e tij në lidhje me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj. Mark Marku e krahason Lleshajn me ministrin e kohës së komunizmit Hekuran Isai, duke theksuar se ai nuk njeh liritë demokratike.
Featured image of article: Marku shpërthen ndaj Lleshajt: Po sillesh si Hekuran Isai, opozita nuk është bandë Ish-deputeti Mark Marku dhe ministri Sandër Lleshaj

TIRANË– Ish- deputeti i PD Mark Marku është shprehur se minitri i Brendshë Sandër Lleshaj po sillet me opozitën si Hekuran Isai (ministër i Brendshëm i periudhës së komunizmit) dhe se nuk njeh liritq demokratike.

I ftuar në emisionin “Provokacija”, Marku ka treguar disa nga rezervat e tij në lidhje me drejtuesin e institucionit që merret me sigurinë në vend. Sipas ish-deputetit demokrat ministri i Brendshëm nuk ka pse ta etiketojë opozitën si bandë dhe të përdorë gaz lotsjellës kundër protestuesve.

“Jam për beteja të forta për demokracinë. Në momentin që rrezikohet demokracia, rezistohet edhe përmes dhunës. Do të pranoja përmbysjen e një diktatori me dhunë se sa të pranoja në mënyrë të heshtur një diktaturë. Jam për institucionet. Me policinë ka pasur dhunë jo proporcionale.

Nuk ka pasur arsye për të ushtruar dhunë. Forcat e policisë duhet të jenë profesioniste. Është shumë e kollajtë për të hedhur gaz. Për menaxhimin e protestave, policia duhet të gjejë metoda të tjera. Nëse populli gjuan me gurë, nuk do të gjuaj edhe policia, pasi ka forma të tjera për t’i menaxhuar.

Unë them që ministri Lleshaj të mos vihet në rolin e Hekuran Isait. E kuptoj që atje ka edhe teprime.Diskursi politik i tij është shumë i ashpër dhe provokues që nuk e ka asnjë ministër rendit në asnjë vend të botës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ministër rendi nuk etiketon opozitën. Një ministër Rendi thotë se do ta etiketojë opozitën si bandë. Nuk ke nevojë të përdorësh gazin kur ata njerëz i largon pa gaz. Ka protesta në vende të tjera që janë jashtëzakonisht të dhunshme dhe policia nuk ushtron dhunë.

Para dy javëve, protestuesit hynë në Parlamentin anglez dhe policia i kapi në mënyrë të kujdesshme dhe i nxori jashtë. Ata ishin të zhveshur dhe nuk mund të policia të ushtrojë të njëjtin kundërveprim; të zhvisheshin.

Ka dhunë jo proporcionale dhe kjo e bën policinë edhe më politike. Unë personalisht mendoj që një ushtarak nuk duhet të jetë Nuk njeh të drejtat dhe liritë elementare demokratike.

Është ideja e ushtarakut që kush më sulmon mua, do ta sulmoj dhe e konsideron shtetin si disa godina operacionale që do merren dhe nuk do të merren. Ndonjëherë edhe betejat ushtarake janë simbolike. Nuk ka konceptet elementare për liritë demokratike. Janë rrahur protestuesit dhe janë bombarduar me gaz,”– u shpreh Marku.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment