Politike

Mark Marku kundër Patozit: E vetëasgjësuar që në logjikë, shkon në shërbim të Ramës

Ish-deputeti i PD-së dhe pedagogu Mark Marku është shprehur kundër partisë së re të themeluar nga Astrit Patozi. Ai e quan si të vetëasgjësuar që në logjikë.
Featured image of article: Mark Marku kundër Patozit: E vetëasgjësuar që në logjikë, shkon në shërbim të Ramës Mark Marku

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh pedagog, Mark Marku, e ka quajtur partinë e sapokrijuar nga Astrit Patozi, si të vetëasgjësuar në logjikë.

Sipas tij, lëvizja e bërë nga Astrit Patozi, pra themelimi i “Bindja Demokratike”, është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon, edhe në qoftë se nuk ka kurrfarë qëllimi që t’i ndihmojë Ramës, shkon në funksion të Ramës.

Pjesë nga biseda në studion e emisionit Provokacija në ABC News:

Mark Marku: “Unë mendoj që është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon, edhe në qoftë se nuk ka kurrfarë qëllimi që t’i ndihmojë Ramës, shkon në funksion të Ramës. Po djeg një mundësi për të krijuar një formacion të djathtë alternativë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po bën dy gabime. E para në raport nga pikëpamja etike. Çfarë parametrash ka Patozi për të hyrë në zgjedhje, në qoftë se ai ka një pakt me Ramën? E dyta, e ka akuzuar Lulzim Bashën për bashkëpunëtor të Ramës.

Mustafa Nano: Ai mund ta quaj të gabuar bojkotimin e Parlamentit.

Mark Marku: Dhe krijon një parti që të mos bojkotojë Parlamentin?! Është i vetasgjësuar në logjikë mendoj unë. Nuk mund ta paragjykoj. Kur bën opozitën e opozitës nga pikëpamja etike automatikisht të konsideron bashkëpunëtor dhe po djeg mundësinë e një formacioni dinjitoz dhe mua më shumë për këtë më vjen keq.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment