Aktualitet

Mark Marku: Berisha s’më pëlqente, bënte çfarë donte vetë e s’na lejonte të flisnim. Ja ku ndryshon me Ramën

Mark Marku ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha duke u shprehur se nuk i pëlqente marrëdhënia që ai kishte krijuar me deputetët e tij. 
Featured image of article: Mark Marku: Berisha s’më pëlqente, bënte çfarë donte vetë e s’na lejonte të flisnim. Ja ku ndryshon me Ramën Mark Marku

TIRANË– Mark Marku, ish-deputet dhe pjesë e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet të PD-së ka rrëfyer eksperiencën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Pa Protokoll”, ai ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha duke u shprehur se nuk i pëlqente marrëdhënia që ai kishte krijuar me deputetët e tij.

Duke e krahasuar me pasardhësin e tij, Edi Rama, Marku thotë se Berisha ka qenë lider me demokratik.

“Unë Berishës nuk i kam pranuar kurrë pushtetin absolut. Më rezulton se Berisha ka pasur një pushtet më demokratik po ta krahasoj me Ramën. Unë pothuajse i njoh të gjithë politikanët shqiptarë dhe mendoj se Berisha ishte njeriu që i dëgjonte më mirë të tjerët. Tjetër gjë është që bënte atë çfarë donte vetë, duke bërë llogaritë e veta të pushtetit. Por, në thelb ishte një dëgjues shumë i mirë, d.m.th. një ide pozitive për pushtetin e tij e merrte,“-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PJESË NGA FJALA E MARKUT:

Unë kam qenë deputet i PD-së, kur zoti Berisha ishte kryeministër. Nuk kam pasur ndonjë problem thelbësor me Berishën. Problemi ishte mënyra se si ai e konceptonte marrëdhënien me deputetët, me partinë dhe me të tjerët. Kjo mua nuk më ka pëlqyer kurrë, aq më tepër kur flitej për veten time. Njeriu është egoist dhe kur thotë që nuk është i tillë është hipokrit. Pra, unë dua më shumë veten se partinë, se Berishën, se Bashën. Marrëdhënia ishte e tillë që unë nuk pranoja të sillesha si deputetët e tjerë në PD, që nuk duhej të flisnin, të ishin konformistë, të mos reagonin në raport me problemet që krijoheshin gjatë qeverisjes etj. Partia ka rregulla, por asnjë rregull nuk duhet të shkelë të drejtat dhe liritë bazë të njeriut, përfshi dhe deputetin. Mendoni që deputeti të mos ketë të drejtën e fjalës, po qytetari si mund ta ketë? Pra unë flisja, votën nuk e kam tjetërsuar dhe kam ndjekur bindjet e mia. Sot marrëdhënia është normale sepse unë nuk i ndërtoj marrëdhëniet mbi bazën e inateve ndaj të tjerëve. Vlerësimi im për Berishën është ai që ka qenë, e vlerësoj pozitivisht për të gjitha gjërat pozitive që ka bërë për Shqipërinë dhe për PD-në, hyrja në NATO, liberalizimi i vizave, qeverisja e mirë ekonomike sidomos në mandantin 2005-2009, infrastruktura etj. Është një njeri që punon. Unë Berishës nuk i kam pranuar kurrë pushtetin absolut. Më rezulton se Berisha ka pasur një pushtet më demokratik po ta krahasoj me Ramën. Unë pothuajse i njoh të gjithë politikanët shqiptarë dhe mendoj se Berisha ishte njeriu që i dëgjonte më mirë të tjerët. Tjetër gjë është që bënte atë çfarë donte vetë, duke bërë llogaritë e veta të pushtetit. Por, në thelb ishte një dëgjues shumë i mirë, d.m.th. një ide pozitive për pushtetin e tij e merrte. Tjetër gjë pastaj që vendimet i merrte në mënyrë autokratike. Duhet ta ndajmë këtë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment