Bota

Marinari me pasion detin… “Dailymail”, zbulon trafikun e emigrantëve nga Franca në Angli, “shefi” është “Xhaketa e Zezë”, u ‘tradhtua’ nga rrjetet sociale

Nga informacionet e marra nga emigrantët është zbuluar se ai ishte piloti i një anijeje të ngurtë, e cila u nis nga Franca në një ditë të qetë dimri vitin e kaluar, me 34 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët drejtoheshin në bregdetin e Kentit.
Featured image of article: Marinari me pasion detin… “Dailymail”, zbulon trafikun e emigrantëve nga Franca në Angli, “shefi” është “Xhaketa e Zezë”, u ‘tradhtua’ nga rrjetet sociale Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një studim i “Dailymail”, ka zbuluar shefin e një bande që trasporton qenie njerëzore përmes rrugëve kontrabandë, duke siguruar udhëtime me anije për në Britani. Ai njihet si një marinar i shkëlqyer, i cili është rritur në Detin Kaspik të Iranit dhe punon si peshkatar me varkën e tij dhe që ndihmon fëmijët për të mësuar mjetet ujore.

“Dailymail”, ka nisur hetimet, pasi iu dha emri, llogaria sociale dhe një foto e tij nga emigratët iranian dhe irakien duke pritur për të kaluar nga Franca në Britani në fillim të këtij viti.

Xhaketa e zeze

Nga informacionet e marra nga emigrantët është zbuluar se ai ishte piloti i një anijeje të ngurtë, e cila u nis nga Franca në një ditë të qetë dimri vitin e kaluar, me 34 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët drejtoheshin në bregdetin e Kentit.

Mbërritja e tij në 18 shkurt, shkaktoi një polemikë të madhe sepse përmbante numrin më të lartë të emigrantëve, që mund të kishin mbërritur ndonjëherë nga kalimin i paligjshëm në atë kohë.

Nga të dhënat e zbulura nga rrjetet sociale të tij, ai shfaqet në një foto jashtë bashkisë madhështore të qytetit në portin francez të Calais. Veshur me një xhaketë të zezë që mban shenjat dalluese të ekipit të basketbollit Chicago Bulls dhe me një orë të madhe në kyçin e majtë.

Nga të dhënat e siguruara nga emigrantët, në foto shfaqet një burrë në krye me një xhaketë të zezë dhe një orë të madhe në kyçin e majtë, ngjashmëria midis tyre siguron që informacioni është i saktë.

Kontrabandisti ose ndyshe “xhaketa e zezë”, besohet të jetë marrë në pyetje nga oficerët e Forcave kufitare, së bashku me 33 persona të tjerë në anije, kur ka arritur në Dover vitin e kaluar, por vendndodhja e tij aktuale nuk dihet, megjithëse nuk mendohet të jetë arrestuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë hetimit është zbuluar një video e gjatë pa zë e postuar nga “Xhaketa e Zezë” në Instagram, duke treguar një plazh të zbrazët 30 minuta me makinë nga Calais në fshatin bregdetar të Ambleteuse.

Emigrantët, të cilët kanë folur për shumë muaj thonë se kjo pikë trafiku është neglizhuar nga autoritetet franceze dhe britanike, ku kanë qenë duke kërkuar plazhet e nisjes.

Ç’është më e rëndësishmja, videoja u ngarkua një muaj para se anija që mbante 34 migrantë të mbërrinte në Dover, dhe mund të ketë qenë pika e fillimit për atë udhëtim të paligjshëm.

Video duket të jetë pjesë e një zbulimi nga shoferi i varkës. Madje mund të jetë postuar si një mënyrë për të udhëzuar emigrantët për kalimet.

Ndërkohë, gjithashtu është zbuluar identitetin i shefit të kontrabandistit, le ta quajmë atë ‘Big’, i cili është përgjegjës për operacionin e kontrabandës së bregdetit verior Francez.
Nga intervista e bërë nga emigrantët është zbuluar një foto dhe emri i tij, por është zgjedhur mos të bëhet publik.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment