Showbiz

Marina lë moderimin, së shpejti me një biznes të vetin

Marina Vjollca nuk ka treguar më për projekte të reja në fushën e televizionit. Me sa duket moderatorja ka vendosur të hapë një biznes!
Featured image of article: Marina lë moderimin, së shpejti me një biznes të vetin Moderatorja, Marina Vjollca.

Ajo është një nga moderatoret më të spikatura për bukurinë e saj, por ka disa kohë që nuk po dëgjojmë për projekte të reja në televizion. Herën e fundit e pamë në Klan Tv, ku prezantoi emisionin ‘C’est la vie’.

Që nga ajo kohë, Marinën e shikojmë vetëm në rrjete sociale, ku poston foto dhe video nga udhëtimet e shpeshta që bën me partnerin e saj, Getoar Selimin. Por çfarë po bën Marina me karrierën e saj?

Me sa duket edhe Marina nuk i ka shpëtuar dot trendit të vipave dhe ka vendosur të hapë një biznes. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit një foto, në të cilën shkruan se kërkon të punësojë njerëz në disa profile.

“Jemi duke kërkuar për:

-Stilist

-grimier

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-parukier për stilim flokësh

-fotograf

-asistente personale

Shkruajeni saktë adresën e email-it”-shkruan moderatorja në postim.

Aq është dashur që të nisim dyshimet e para se moderatorja ka vendosur të hapë një biznes! Mbetet për tu parë në vazhdim se sa e vërtetë është kjo!

Postimi i moderatores, Marina Vjollca në Instagram.
(R.L/Dosja.al)

Shto Koment