Showbiz

Mariah Carey me “All I Want From Christmas Is You”, në krye të listës Billboard pas 25 vitesh pritje

U deshën 25 vjet por më në fund ia arriti!  “All I Want From Christmas Is You” e Mariah Carey ka arritur në krye të listës Billboard, duke zënë vendin e parë.
Featured image of article: Mariah Carey me “All I Want From Christmas Is You”, në krye të listës Billboard pas 25 vitesh pritje Mariah Carey

SHBA– Mariah Carey një nga këngëtaret më të famshme dhe më të suksesshme, me hite fantastike.

Të gjithë pa dallim e njohim me këngën “All I Want From Christmas Is You”, një këngë që menjëherë pas publikmit të saj, ishte ndër më të dëgjuarat, por edhe pse kanë kaluar 25 vite nga publikimi çdo fundvit, ajo behët ndër këngët më të dëgjuara.

U deshën 25 vite, por më në fund ia arriti!  “All I Want From Christmas Is You” e Mariah Carey ka arritur në krye të listës Billboard, duke zënë vendin e parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kënga u publikua në 1994 në albumin “Merry Christmas” të Carey. Ajo ishte 24 vjeç kur e regjistroi atë.

“All I Want From Christmas Is You” është përdorur si himni zyrtar i festave çdo vit. Deri më tani, Carey ka fituar më shumë se 60 milion dollarë nga kjo këngë. Që nga viti 2014, ajo ka realizuar një koncert për nder të kësaj kënge klasike çdo vit.

Amazon po debuton një mini-dokumentar në lidhje me historinë e këngës, të quajtur “Mariah Carey is Christmas”.

M.P/Dosja.al

Shto Koment