Politike

Margariti, Lleshaj, Bushati, Angjeli e Abazi, cilët janë figurat e PS-së që mbetën jashtë listave

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Sadri Abazi, Elona Gjebrea, Ditmir Bushati, Adnor Shameti, Senida Mesi, Anastas Angjeli janë disa prej mungesave të vënë re në listat e kandidatëvepër deputetë në partinë rozë.
Featured image of article: Margariti, Lleshaj, Bushati, Angjeli e Abazi, cilët janë figurat e PS-së që mbetën jashtë listave

TIRANË– Me zbardhjen e listave të PS të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, janë vënë re disa mungesa të emrave që kanë qenë kryesor në Partinë Socialiste.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Sadri Abazi, Elona Gjebrea, Ditmir Bushati, Adnor Shameti, Senida Mesi, Anastas Angjeli janë disa prej mungesave të vënë re në listat e kandidatëve për deputetë në partinë rozë.

Emri i Abazit dhe i Margaritit u lakua që në mesditë për këtë çështje, por vetë kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë gjë. Edhe për emrat e tjerë, nuk dihen arsyet që e kanë bërë Partinë Socialiste që të mos i përfshijë më në lista.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Beteja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe, Rama vë të rinjtë dhe gratë të parët, nuk mungojnë ‘çunat problematikë’, Basha mbërrin i fundit në KQZ, asnjë fjalë nga selia blu

(f.m/dosja.al)

Shto Koment