Rajoni

Maqedonia Veriut nuk gjen qetësi/ Vdesin 12 pacientë me Covid-19, infektohen 132 të tjerë

Të paktën 12 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë infektuar 132 të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me koronavirus në 6.2019
Featured image of article: Maqedonia Veriut nuk gjen qetësi/ Vdesin 12 pacientë me Covid-19, infektohen 132 të tjerë Foto ilustruese

MAQEDONINË E VERIUT – Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar të paktën  12 viktima dhe 132 raste të reja me koronavirus.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 298, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar 112 persona, duke bërë që deri më tani Maqedonia e Veriut të numërojë të paktën 2.427 pacientë të shëruar totalisht nga virusi, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ku ka njoftuar se me  rritjen e sotme numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka shkuar në 6.2019 , ndërsa numri i viktimave në 268. Por aktivë deri më tani janë në total 2.484 raste aktive me Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë që pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria e Maqedonisë ka lehtësuar masat e izolimit duke hapur kufijtë edhe me Shqipërinë,  në bazë të disa rregullave që qytetarët të mbrojnë veten dhe të ndihmojnë në frenimin e pandemisë Covid-19.

A.C/Dosja.al

Shto Koment