Rajoni

Maqedonia e Veriut/ Stema e re shtetërore edhe në gjuhën shqipe

Me hyrjen në fuqi të emrit të ri qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar për herë të parë stemën e re shtetërore, edhe në gjuhën shqipe.
Featured image of article: Maqedonia e Veriut/ Stema e re shtetërore edhe në gjuhën shqipe Stema shtetërore e Maqedonisë së Veriut në gjuhën shqipe.
Përditësuar:

Pas publikimit në Gazetën Zyrtare  me hyrjen në fuqi të emrit të ri,  Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar edhe stemën e re që për herë të parë është e shkruar edhe në gjuhën shqipe, dhe sigurisht në gjuhën maqedonase.

Në përputhje me Ligjin për gjuhët, për herë të parë në stemën e re shtetërore do të figurojë edhe gjuha shqipe,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç kësaj të gjitha mbishkrimet qeveritare dhe materialet e tjera do të duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë do të përkujdeset Grupi ndërsektorial për kryerjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, që do të merret me nevojat e masave dhe aktivitetet për kryerjen e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

L.K/Dosja.al

Shto Koment