Rajoni

Bum infeksionesh nga COVID-19, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Sipas mediave vendase ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e nesërme. Vendimi është marrë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Rekomandimi i këtij vendimi sipas mediave vendase ka ardhur pas mbledhjes së këshillit të sigurisë. 
Featured image of article: Bum infeksionesh nga COVID-19, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë Foto Ilustruese

MAQEDONI- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ditën e sotme ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë.

Sipas mediave vendase ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e nesërme. Vendimi është marrë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Rekomandimi i këtij vendimi sipas mediave vendase ka ardhur pas mbledhjes së këshillit të sigurisë.

Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemsië deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur 1,423 jetën persona dhe janë infektuar 51,213 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment