Rajoni

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, 4 viktima dhe 37 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Të paktën 4 pacientë me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit ndërsa mësohet se 37 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, 4 viktima dhe 37 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 4 viktima nga COVID-19, ku dy prej të cilave janë në Ohër ndërsa një në Vinica e Strugë. Ndërkohë mësohet se janë konfirmuar edhe 37 raste të reja me virusin vdekjeprurës në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ku ka bërë me dije se nga 464 teste të kryera 37 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 131 pacientë me koronavirus.

Rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Shkup-20, Kumanovë-3, shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçanë-2.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 15.827 persona mes të cilëve 652 kanë vdekur që prej fillimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

 

Shto Koment