Rajoni

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ 13 viktima dhe 173 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19 

Maqedonia e Veriut vijon ende të jetë një ndër vendet që po lufton ashpër me koronavirusin, pasi shtimi i rasteve muajin e fundit ka ngjallur sërish shqetësimin e qytetarëve dhe autoriteteve.
Featured image of article: Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ 13 viktima dhe 173 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19  Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT– Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 13 viktima dhe 173raste të reja me Covid-19 nga koronavirusit.

Me rritjen e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka shkuar në 6.225, ku  2.748 prej tyre janë shëruar.

Ndërkohë numri total i viktimave të Covid-19 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 319, ku 13 janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë aktivë me koronavirus 3.558 raste aktive.

A.C/Dosja.al

Shto Koment