Politike

Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Arritje e merituar!

Presidenti i Shqipërisë përshëndet nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. “ Vendimi i duhur në kohën e duhur! ”, u shpreh Meta.
Featured image of article: Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Arritje e merituar!
Përditësuar:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Presidenti, Ilir Meta, reagoi me anë të një postimi në Facebook dhe e konsideron nënshkrimin e protokollit si vendimin e duhur në kohën e duhur.

“Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO ! Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike. Vendimi i duhur në kohën e duhur!”, shprehet Meta. 

28 aleatët,mes të cilëve dhe Shqipëria ,nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. (Lexo edhe këtë)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

 

 

Shto Koment