Politike

Maqedonia e Veriut në NATO, Basha: Proces i vonuar, por i merituar

Mesazh i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut
Featured image of article: Maqedonia e Veriut në NATO, Basha: Proces i vonuar, por i merituar Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Maqedoninë e Veriut, pas zyrtarizimit të këtij vendi si anëtarja e 30-të e NATO-s. Basha shprehet se ky është një proces i vonuar por tërësisht i merituar pasi Maqedonia e Veriut do jetë vlerë e shtuar për Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë. Uroj dhe besoj fort që shpejt aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e sukseshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në Uashingotn Maqedonia e Veriut ka dorëzuar protokollin në zyrat e NATO-s dhe tashmë është anëtare me të drejta të plota në këtë aleancë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment