Rajoni

“S’ka koalicione pas zgjedhore”, partitë shqiptare kundër kreut të VRMO-DPMNE

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, është shprehur se do kushtëzoj kolaicionet pas zgjedhore në rast se do të dalin fitues në zgjedhje. Por këtë deklaratë e kanë kundërshtuar partitë shqiptare, të cilat shprehet se nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë.
Featured image of article: “S’ka koalicione pas zgjedhore”, partitë shqiptare kundër kreut të VRMO-DPMNE Logot e partive shqiptare

MAQEDONIA E VERIUT- Zoan Zaev tashmë nuk është më kryeministër dhe Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por ende pa ardhur data e zgjedhjeve partitë kanë nisur ndasitë, për shkak të qëndrime të tyre. Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, është shprehur se do kushtëzoj kolaicionet pas zgjedhore në rast se do të dalin fitues në zgjedhje. Por këtë deklaratë e kanë kundërshtuar partitë shqiptare, të cilat shprehet se nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë.

Për BDI-në çështjet e pozicioneve varen nga rezultatet e zgjedhjeve, por duke u respektuar parimi Kushtetues i përfaqësimit të drejtë. Bujar Osmani thotë se nuk ka kthim pas nga konsensusi për njërin nga tre postet kyçe në shtet. Lëvizja Besa vlerëson se pushteti qendror dhe ai lokal nuk mund të lidhen njëra me tjetrën por varen nga numrat në zgjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për Aleancën për Shqiptarët, Mickoski, para se të bëjë deklarata të tilla, duhet të ketë parasysh parimin e përfaqësimit të drejtë etnik në institucione dhe të drejtën e përdorimit të shqipes.  Mickoski mes tjerash, kishte deklaruar se kur partitë shqiptare kërkojnë avancimin e shqipes, duhet të kenë parasysh dispozitat kushtetuese dhe rekomandimet ndërkombëtare, duke aluduar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment