Aktualitet

EMRAT/ 1.3 ton kokainë mes bananeve, ‘koka’ ishin 3 vëllezërit shqiptarë

Dosja.al mëson se vëllezërit Sejdullah, Enver dhe Jetmir Hebibi janë pronarët e kompanisë që kishte porositur bananet në kamionin e të cilët u gjetës sasia e kokainës. Po ashtu në pranga ka rënë Rauf Ismani dhe Jovan Kosovic.
Featured image of article: EMRAT/ 1.3 ton kokainë mes bananeve, ‘koka’ ishin 3 vëllezërit shqiptarë Kamioni foto ilustruese dhe droga e sekuestruar

MAQEDONI E VERIUT- Kokaina e kapur sot në Maqedoninë e Veriurt dyshohet se u përket dy shqiptarëve. Dosja.al mëson se vëllezërit Sejdullah, Enver dhe Jetmir Hebibi janë pronarët e kompanisë që kishte porositur bananet në kamionin e të cilët u gjetës sasia e kokainës. Po ashtu në pranga ka rënë Rauf Ismani dhe Jovan Kosovic.

Nuk dihet nëse droga u përket atyre apo kanë qenë thjesht të përdorut nga dikush tjetër. Policia në Maqedoni po vijon hetimet dhe ka bërë me dije se të arrestuar janë tre persona, dy shoferë dhe një magazinier. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sasi e madhe kokaine është kapur sot në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani mësohet se janë sekuestuar 1.3 ton. Kokaina ishte e fshehur në një kamion me banane që kishte ardhur nga Amerika dhe destinacioni kishte Slloveninë. Droga u gjet në një magazinë frutash, në fshatin Krushopek të Sarajit, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier. Aksioni policor është ende në zhvillm, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se detajet do ti bëjnë publike nesër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment