Rajoni

MAQEDONI E VERIUT/ Gjendet 10 persona brenda kamionit të Tetovarit, emigrantët vinin nga Iraku, Afganistani dhe Bangladeshi

Mediat e kosovare kanë bërë të ditur se kamioni po drejtohej nga një person nga Tetova i identifikuar si A.S i cili ishte nga fshati Sedllarcë. 
Featured image of article: MAQEDONI E VERIUT/ Gjendet 10 persona brenda kamionit të Tetovarit, emigrantët vinin nga Iraku, Afganistani dhe Bangladeshi Foto ilustruese

TETOVË-  Ditën e sotme në Republikën e Maqedonisë është kapur një kamion i tipit “Mercedes”, ku brenda tij janë gjetur 10 emigrantë të moshës 15 deri 49 vjeç.

Mediat e kosovare kanë bërë të ditur se kamioni po drejtohej nga një person nga Tetova i identifikuar si A.S i cili ishte nga fshati Sedllarcë.  Mësohet se të gjithë emigrantët ishin nga Iraku, Afganistani dhe Bangladeshi.

Mediat fqinje bëjnë të ditur se emigrantët së bashku me shoferin aktualisht po mbahen në Stacionin Policor Tetovë. Ndërkohë bëhet e ditur se policia po merret me hetimet e mëtjeshme për të zbuluar ngjarjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.K.dosja.al)

 

Shto Koment