Rajoni

Shënohet viktima e tretë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka thënë se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 29 persona të tjerë të infektuar nga koronavirusi.
Featured image of article: Shënohet viktima e tretë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

MAQEDONI– Në Maqedoninë e Veriut  ka humbur jetën edhe një person nga Covid-19 duke e çuar në total numrin e të vdekurëve në 3.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka thënë se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 29 persona të tjerë të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë numri i përgjithshëm ka shkuar në 177.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment