Rajoni

Maqedonasit krijojnë pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz, Shkupi synon rekordin Guiness (Foto)

Nga  një foto që po qarkullon në rrjetet sociale vihet re që në Shkup është ndërtuar e njëkohësisht stolisur pema më e madhe e Vitit të Ri, krejt ndryshe nga ç’keni parë deri më sot.
Featured image of article: Maqedonasit krijojnë pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz, Shkupi synon rekordin Guiness (Foto) Pema e Vitit te Ri me njerez ne Shkup

SHKUP- Teksa jemi në muajin e festave dhe nuk na ndajnë shumë ditë nga Krishtlindjet si dhe nga nata e ndërrimit të viteve,  në çdo vend të botës sheshet, rrugët dhe çdo shtëpi janë zbukuar.

Këtë vit është parë një aktivitet mahnitës në Shkup të Maqedonisë, ku qindra njerëz janë mbledhur për të krijuar me trupat e tyre, bredhin e gjelbërt me zbukurimet e kuqe.

Me shumë gjasa kryeqyteti i Maqedonisë ka dashur që me mbylljen e kësaj dekade të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness.

Pema e Vitit te Ri me njerez ne Shkup

Nga  një foto që po qarkullon në rrjetet sociale vihet re që në Shkup është ndërtuar e njëkohësisht stolisur pema më e madhe e Vitit të Ri, krejt ndryshe nga ç’keni parë deri më sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar në krijimin e kësaj peme kanë vendosur qese plastike në ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe në kokat e tyre, duke u pozicionuar sipas bredhit të shënuar në tokë. Deri më tani pema e Vitit të Ri,  e krijuar me anë të trupave të njerëzve është realizuar në vitin  2015 në Indi.

A.C/Dosja.al

Shto Koment