Aktualitet

MANOVRA/ Si shpëtuan “Shqiponjat” nga breshëria e plumbave të 71-vjeçarit, u ngjitën një kat më sipër dhe…

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fillimisht në zonë kanë shkuar 4 efektivë të "Shqiponjave", të cilët i kanë shpëtuar plumbave për mrekulli. 
Featured image of article: MANOVRA/ Si shpëtuan “Shqiponjat” nga breshëria e plumbave të 71-vjeçarit, u ngjitën një kat më sipër dhe… Foto ilustruese

ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e Policisë në Elbasan, ku një 71-vjeçar qëlloi me armë zjarri kundër efektivëve, duke plagosur dy kalimtarë të rastit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fillimisht në zonë kanë shkuar 4 efektivë të “Shqiponjave”, të cilët i kanë shpëtuar plumbave për mrekulli. 

Duke u besuar instikteve të tyre, ata janë ngjitur një kat më lart banesës ku qëndronte 71-vjeçari për t’ju shmangur sulmit të tij, por edhe për të pasur fushë-pamje nga një tjetër kënd. Ndërkohë i moshuari ka vijuar sulmin ndaj mjetit të tyre, duke lënduar si rrjedhojë dy kalimtarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment