FactcheckPolitike

MANOVRA/ Si e ndryshoi Rama në mesin e debatit për ndryshimet Kushtetuese, ligjin për zhvillimin rajonal… Shqipëria ndahet në 4 “vilajete” (DETAJET)

  • FOTOT/ PD e LSI denoncojnë: Rama ka ndarë Shqipërinë në 4 vilajete, fondet e BE-së po centralizohen
  • Pas indicies së marrë nga denoncimet e PD dhe LSI, Dosja.al ka siguruar ligjin duke zbuluar detaje lidhur me mënyrën sesi do të organizohet vendi dhe nëse pretendimet e opozitës së bashkuar ndaj qeverisë qëndrojnë…
    Featured image of article: MANOVRA/ Si e ndryshoi Rama në mesin e debatit për ndryshimet Kushtetuese, ligjin për zhvillimin rajonal… Shqipëria ndahet në 4 “vilajete” (DETAJET) Foto ilustruese

    TIRANË“Po ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje,”– ky ka qënë denoncimi njëzëri i opozitës së bashkuar. Ish-deputeti Petrit Vasili dhe Dhurata Çupi nga PD-ja me dy deklarata të njëpasnjëshme nga selitë përkatëse kanë denoncuar se qeveria Rama ka kaluar një ligj që e ndan Shqipërinë në 4 rajone të mëdha, të cilat do të jenë në “dorë” të kryeministrit Edi Rama.

    “Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do të thotë marrje në dorë nga qeveria të pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosen dhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutës, janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre thotë neni 108 pika 2, nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.”

    Por si qëndron e vërteta në ligjin nr.102, i cili kaloi më 29 korrik?

    Pas indicies së marrë nga denoncimet e PD dhe LSI, Dosja.al ka siguruar ligjin duke zbuluar detaje lidhur me mënyrën sesi do të organizohet vendi dhe nëse pretendimet e opozitës së bashkuar ndaj qeverisë qëndrojnë…

    Në ligjin nr.102 të ashtuquajtur ligji për “Zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, shpjegohet si një proces që inkurajon rajonet më pak të zhvilluara për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore, nëpërmjet shfrytëzimit të potencialeve të rajoneve për sa i përket kapitalit fizik dhe atij human.

    Gjë që mesa duket arrihet me ndarjen e Shqipërisë në katër “mega-rajone” apo seiç e quan opozita “vilajete”. Si synim ligji ka zhvillimin në kohezion për të gjithë territorin e Shqipërisë dhe reduktimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve me një qëllim final; përmirësimin e jetesës për qytetarët, gjithmonë duke vendosur parimeve dhe politika të përbashkëta në nivel kombëtar. Ndarja shpjegohet edhe më saktësisht në nenin numër 4 të ligjit 102, ku edhe sqarohet mënyra sesi do të bëhet ndarja në katër pjesë.

    NENI 4

    1. Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në katër rajone zhvillimi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    2. Rajonet e zhvillimit janë territoret për të cilat hartohet, zbatohet dhe vlerësohet politika kombëtare për zhvillimin dhe kohezionin rajonal. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative në kuptim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore.

    3. Rajonet e zhvillimit përcaktohen si njësi territoriale, që përfshijnë disa njësi të vetëqeverisjes vendore duke konsideruar: a) vendndodhjen dhe pozicionin gjeografik të tyre; b) karakteristikat e zhvillimit socio-ekonomik; c) numrin e popullsisë; ç) perspektivën e zhvillimit ekonomik.

    4. Rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, duke konsideruar elementet e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni.

    Edhe pse në ligj, theksi vendoset tek zhvillimi ekonomik i rajoneve, opozita e bashkuar pretendon se e gjitha është një kamuflim pasi e vërteta është krejt ndryshe. Sipas tyre, ndryshimet do të dobësojnë fuqinë e pushtetit lokal dhe do të rrisin fuqinë e qeverisë qendrore dhe kontrollin e të gjitha fondeve të huaja dhe të Bashkimit Europian në “duart” e kreut të qeverisë. Opozita shkon edhe më tej me pretendimin se nga ligji do të ketë edhe përfitime elektorale, kjo duke marrë parasysh që PS-ja drejton 60 bashki të vendit, që prej zgjedhjeve të 30 qershorit.

    “Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik. Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i intereson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, elektoral dhe financiar,”-thuhet në deklaratën e opozitës.

    Por cili është qëllimi i vërtetë i ligjit? A është pjesë e planit të maxhorancës për projektin “Shqipëria 2030” apo pretendimet e opozitës qëndrojnë? Përse ka nevojë për një ndarje të re, vetëm kur pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet? Deri më tani, edhe pse opozita e bashkuar ka dalë dy herë në konferencë për shtyp duke denoncuar ligjin, ende nuk ka ardhur asnjë shpjegim nga ana e qeverisë…

    Për të lexuar ligjin e plotë (KLIKO KËTU)

    (k.m.f.g./dosja.al)

    Shto Koment