Politike

Manja zbardh takimin me Komisionin e Venecias: Meta shkeli Kushtetutën!

Manja: Kemi ecur sipas parimeve ligjore.Meta shkeli Kushtetutën.
Featured image of article: Manja zbardh takimin me Komisionin e Venecias: Meta shkeli Kushtetutën! Delegacioni i Venecias në Tiranë.

Tiranë– Pas takimit me Komisionin e Vencias, Ulsi Manja ka zbardhur takimin.  Ai thotë se me ekspertët e komisionit ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor.

Me delegacionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor të ngritur me vendimin nr.84/2109 të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor duke u nisur nga parimet dhe standardet më të larta profesionale dhe kushtetuese dhe me objektivitet maksimal , me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare të parin në llojin vet për Shqipërinë” shkruan Manja.

Ditën e sotme Komisioni i Vencias për çështjen shkarkimit të Presidentit Ilir Meta ka zhvilluar dy takimet e fundit. Në orën 09:00 delegacioni është takuar me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor, ku dëgjuan argumentet e tyre për këtë nismë. Ndërsa në orën 10:00 zhvilluan një takim me Shoqërinë Civile. Pas takimeve ky komision ka deklaruar se opinionet përfundimtare për shkarkimin e Presidentit do t’i japin më 11 tetor.

J.V/Dosja.al

Shto Koment