Bota

Manifestime në mbrojtje të gazetarit, ndalohet lideri i opozitës në Rusi

Ndërsa, gazetari Golunov u vu në shënjestër nga policia, pasi ai investigoi dhe publikoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës.
Featured image of article: Manifestime në mbrojtje të gazetarit, ndalohet lideri i opozitës në Rusi Alexei Navalny

RUSI-  94 persona u ndaluan nga policia, përfshirë këtu edhe liderin e opozitës Alexei Navalny, të cilët morën pjesë në protestën e zhvilluar  në Moskë në mbështetje të një gazetari, ndaj të cilit ishin ngritur akuza të rreme.

Sipas Reuters protestuesit kërkuan ndëshkimin e oficerëve të përfshirë në skandalin me gazetarin.

Ndërsa, gazetari Golunov u vu në shënjestër nga policia, pasi ai investigoi dhe publikoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës. Ai u ndalua javën e kaluar me akuzën e shpërndarjes së drogës, por kjo akuzë që është hedhur poshtë menjëherë nga 36-vjeçari Golunov.

Policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Ivan Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, që u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment