Sport

“Mane është më i mirë se Messi dhe Neymar”

Viti 2019 ishte më i miri në karrierë për sulmuesin e Liverpool-it
Featured image of article: “Mane është më i mirë se Messi dhe Neymar” Sadio Mane

Sadio Mane shkëlqeu në vitin 2019. Ai fitoi Champions League, doli i katërti për “Topin e Artë” dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit.

Mady Traoure së fundmi ka dhënë një deklaratë të bujshme për anësorin. Ai është themeluesi i akademisë së futbollit në Senegal, aty ku është formuar 27-vjeçari.

Senegalezi beson se Messi dhe Neymar nuk janë më të mirë se Mane. Sipas tij, Mane duhet të largohet nga Liverpool.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sadio më ka thënë që dëshiron të bëhet një nga futbollistët më të mirë në botë. Besoj se ia ka dalë, por ka ardhur momenti që të ndërrojë ekip. Ka ardhur momenti të hedhë një hap para, të transferohet te Barcelona ose Real Madrid”.

“Sot diskutojmë për Messin dhe Neymar, por sinqerisht nuk e besoj se ata janë aq të aftë sa Mane”.

Shto Koment