Sport

Mandzukic rikthehet në Serie A falë shitjeve të Rrahmanit dhe Kumbullës?

“Tuttosport” raporton Verona mund të bëjë një përpjekje për të transferuar nënkampionin e botës
Featured image of article: Mandzukic rikthehet në Serie A falë shitjeve të Rrahmanit dhe Kumbullës? Mario Mandzukiç, futbollist

Mario Mandzukic që dje është lojtar i lirë. Aventura e tij në Katar tek Al Duhail zgjajti vetëm 6 muaj. Me siguri që në aspektin financiar kroati është i kënaqur, por tani po mendon një rikthim në Serie A.

“Tuttosport” raporton Verona mund të bëjë një përpjekje për të transferuar nënkampionin e botës. Drejtuesit e klubit italian po përdorin si “shkes” trajnerin Ivan Juric. Mandzukic do u bashkohej dy shqiptarëve te Verona, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meqë përmendëm dy shqiptarët, gazeta italiane raporton se pikërisht nga shitja e Rrahmanit te Napoli dhe Amrabatit te Fiorentina, por edhe të Kumbullës te Lazio ose Interi, Verona mund të përballojë rrogën e Mandzukicit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment