Politike

“Mandatin do ta kisha unë”/ Tërhiqet Safet Gjici, pas deklaratës për Mimi Kodhelin flet për marrëdhënie të shkëlqyera: Më keqkuptuat, ne jemi një familje e madhe që synojmë fitoren

Përmes një statusi në profiling e tij në Facebook, Gjici shkruan se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se ai ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Kodhelin dhe Ilir Beqajn.
Featured image of article: “Mandatin do ta kisha unë”/ Tërhiqet Safet Gjici, pas deklaratës për Mimi Kodhelin flet për marrëdhënie të shkëlqyera: Më keqkuptuat, ne jemi një familje e madhe që synojmë fitoren Safet Gjici

KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është tërhequr pas deklaratës që bëri paraditen e sotme, teksa shtoi se Mimi Kodheli, nuk ka qenë asnjëherë prezente në Kukës, për hallet e qytetarëve. Përmes një statusi në profiling e tij në Facebook, Gjici shkruan se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se ai ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Kodhelin dhe Ilir Beqajn.

Të nderuar miq dua të bëj një reagim të detyruar në lidhje me keqinterpretimin që i ishtë bërë deklaratës sime sot në media. Unë kam patur dhe vazhdoj që të kem marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut Kukës z.Ilir Beqja dhe deputeten znj.Mimi Kodheli ku kemi bërë shumë punë së bashku. Në familjen tonë politike të gjithë jemi për një qëllim,fitoren e Partisë Socialiste,”- shkruan Gjici.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paraditen e sotme, një ditë pasi Edi Rama e vendosi drejtues politik të PS-së për këtë qark, Safet Gjici hodhi akuza ndaj Mimi Kodhelit. Për Faxneës Gjici deklaroi se Kodheli nuk është marrë asnjëherë me hallet e qytetarëve të Kukësit. Ai theksoi më tej se nëse në vitin 2017 do të ishte një formulë tjetër zgjedhjeje, mandatin e deputetit në Kukës do ta merrte ai dhe jo Mimi Kodheli.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment