Politike

“Mandatin do ta digjia vetëm unë”/ Kryemadhi flet për vendimin që i nxorri nga Parlamenti, çfarë u diskutua në zyrën e Bashës

E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se ajo ka shkuar në zyrën e Bashës dhe vendimi fillestar ishte që ta digjte vetëm ajo mandatin, por kryesia i ka dalë kundër.
Featured image of article: “Mandatin do ta digjia vetëm unë”/ Kryemadhi flet për vendimin që i nxorri nga Parlamenti, çfarë u diskutua në zyrën e Bashës Monika Kryemadhi

TIRANË– Monika Kryemadhi ka deklaruar se fillimisht kishte vendosur që ta digjte mandatin vetëm ajo në shenjë simbolike.

E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se ajo ka shkuar në zyrën e Bashës dhe vendimi fillestar ishte që ta digjte vetëm ajo mandatin, por kryesia i ka dalë kundër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më doli struktura kundër. Fillimisht vendosëm që vetëm unë ta digjia mandatin dhe askush tjetër, por më dolën kundër. Këtë diskutova dhe sapo dolëm nga zyra e Bashës, këtë vendim kishim marrë. Do të ishte thjesht diçka simbolike,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment