Rajoni

Mandatimi i Hotit/ Ministrja e Drejtësisë në Kosovë kundër Gjykatës Kushtetuese: I dha një grusht vullnetit të popullit

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka theksuar se ky është një vendim skandaloz.
Featured image of article: Mandatimi i Hotit/ Ministrja e Drejtësisë në Kosovë kundër Gjykatës Kushtetuese: I dha një grusht vullnetit të popullit Albulena Haxhiu

Kosovë- Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuesese që qeveria e re të formohet nga kuvendi aktual.  Haxhiu përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka deklaruar se Kushtetuesja i dha një grusht vullnetit të popullit.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz!”, ka shkruar Haxhiu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi me votë unanime  që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Avdullah Hotin për të formuar qeverinë e re.

J.V/Dosja.al

Shto Koment