Politike

Mandati i Agron Malajt dhe i Kastriot Gurrës, KQZ rrëzon kërkesën e PD-së për dy kryebashiakët me pesë vota pro: Nuk janë në shkelje

  • PD: Do ankimojmë vendimin, do kallëzojmë penalisht 5 anëtarët e KQZ-së
  • KQZ-ja rikonfirmon në detyrë Agron Malaj dhe Kastriot Gurrën. Me pesë vota pro, rrëzon kërkesën e PD-së. Sipas KQZ-së, Gurra dhe Malaj nuk janë në kushtet e ndalimit dhe rikonfimrohen në detyrë.
    Featured image of article: Mandati i Agron Malajt dhe i Kastriot Gurrës, KQZ rrëzon kërkesën e PD-së për dy kryebashiakët me pesë vota pro: Nuk janë në shkelje Agron Malaj, Kastriot Gurra dhe KQZ
    Përditësuar:

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot me pesë vota pro, kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr mandatin e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj dhe kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra. Me pesë vota pro, KQZ-ja ka dalë në përfundimin se Malaj dhe Gurra nuk përfshihen në kushtet e ndalimit, duke i konfirmuar kështu në detyrë.

    Mbledhja nisi në orën 11:00 dhe pwrfundoi pas njw ore e 20 minuta, mes disa dikskutimesh. Gjatë mbledhjes KQZ-ja theksoi se Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton të jetë dënuar, por që në momentin që ka marrë detyrën në administratë, penaliteti i kishte mbaruar. 

    Anëtari i KQZ-së, Denar Biba theksoi se ka qenë vetë KQZ-ja ajo që ka lejuar kandidimin e Malajt në vitin 2019 kandidimin e tij. Biba shtoi se ky institucion e ka të palejueshme të marrë një tjetër vendim në këtë rrethana, nëse nuk rrëzon të parin. 

    “Agron Rifat Malaj rezulton se ka qenë i punësuar në administratën publike. Prokuroria e Përgjithshme në 2017 i ka bërë hetimit, ka konkluduar se zotëria, subjekti drejtor rajonal përfshihet në fushën e veprimti të ligjit, dhe i ka përfunduar penaliteti brenda 10 viteve. Pra, ka pas mundësi të punonte në administratë. Në momentin që është fuutr n administratë, penaliteti i ka mbaruar. KQZ-ja, pra ne të 5-të e kemi dhënë këtë vendim. Vendimi ka qenë korrekt dhe e kemi lejuar të kandidojë. KQZ detyrat i ka të ndara nga prokuroria. Në respekt të kësaj vendimarrje që në 2010 i kishte përfunduar penaliteti. Ne nuk e kemi të tagër të marrim një vendim të ri, në një kohë kur një tjetër vendim, i marrë po nga është në fuqi. Nuk na lejohet,”- shtoi Biba ndër të tjera. 

    RENDI I DITËS

    Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agron Rufat Malaj, me funskion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”. Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funskion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    HISTORIA E ARGON MALAJT

    Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj u denoncua nga Partia Demokratike. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Malaj ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të qëndronte më në detyrë, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Pas dorëzimit të kërkesës nga PD, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe pak ditë më parë njoftoi se kishte përfunduar kërkimet për Malajn. Sipas Prokurorisë, Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin. Organi i akuzës sqaron se veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, por prokuroria e ka pushuar. Por fjalën  e fundit për shkarkimin apo qëndrimin e tij në detyrë sipas akuzës duhet të shprehet departamenti i dekriminalizimit me kërkesë të KQZ.

    HISTORIA E KASTRIOT GURRËS

    Kreu i Bashkisë së Librazhdit u denoncua në 2 shkurt nga Lëvizja Qytetare Sopoti me përfaqësues Rexhep Hanën. Sipas tij Gurra kishte falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd në vitet 2007-2008 për formimin e një bordi të ri me qëllimin vendosjen e një drejtori të ri në krye të ujësjellësit. Çështjen e mori në dorë Prokuroria dhe pas hetimeve Sektori i Dekriminalizimit, bëhet me dije se Gurra nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim, po ashtu nuk është as i dënuar për falsifikim të vulave. Po ashtu në dokument theksohet se Gurra nuk ka qenë asnjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale dhe nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale.

    (A.B; F.M/Dosja.al)

    • 11:55

      Fati i mandatit të Agron Malajt, KQZ-ja tërhiqet për të diskutuar

      Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur për pak minuta mbledhjes ku po dikskutohet në lidhje me mandatin e kryebashkiakut Agron Malaj, i cili akuzohet nga Partia Demokratike se ka pasur një dënim për amrëmbajtje pa leje dhe selia blu kërkon që t’i hiqet mandati. Gjatë mbledhjes në KQZ-, Denar Biba, u shoreh se pesë anëtarët e KQZ-sdë nuk mund të marrin tjetër vendim pa u shfuqizuar i pari dhe se vetë ata e kanë lejuar Malajn të kandidojë. “Agron Rifat Malaj rezulton se ka qenë i punësuar në administratën publike. Prokuroria e Përgjithshme në 2017 i ka bërë hetimit, ka konkluduar se zotëria, subjekti drejtor rajonal përfshihet në fushën e veprimti të ligjit, dhe i ka përfunduar penaliteti brenda 10 viteve. Pra, ka pas mundësi të punonte në administratë. Në momentin që është fuutr n administratë, penaliteti i ka mbaruar. KQZ-ja, pra ne të 5-të e kemi dhënë këtë vendim. Vendimi ka qenë korrekt dhe e kemi lejuar të kandidojë. KQZ detyrat i ka të ndara nga prokuroria. Në respekt të kësaj vendimarrje që në 2010 i kishte përfunduar penaliteti. Ne nuk e kemi të tagër të marrim një vendim të ri, në një kohë kur një tjetër vendim, i marrë po nga është në fuqi. Nuk na lejohet,”- shtoi Biba ndër të tjera

    Shto Koment