E Diel, 9 Maj, 2021
Full Ads
Rajoni

Mandati Etem Arifit/ Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Albin Kurti mund të kthehet kryeministër, nëse…

Kryeziu tha se përderisa,  kolegji i gjyqtarëve e konsideron se ka nevojë për seancë dëgjimore, atëherë duhet të ndodhë.
Featured image of article: Mandati Etem Arifit/ Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Albin Kurti mund të kthehet kryeministër, nëse… Kadri Kryeziu

KOSOVË-Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se seanca e sotme dëgjimore ndikon në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, për Qeverinë Hoti.

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Kryeziu tha se përderisa,  kolegji i gjyqtarëve e konsideron se ka nevojë për seancë dëgjimore, atëherë duhet të ndodhë. Sipas tij, në rast se fiton Lëvizja Vetëvendosje, situata duhet të kthehet në pikën zero, dhe kjo sipas Kryeziut bën që Albin Kurti të kthehet në pozitën e kryeministrit në detyrë.

“Ndikon seanca dëgjimore në vendimin përfundimtar, në mënyrë që të ketë sa më shumë fakte, materiale, debate. Pika zero nënkupton momenti kur është krijuar Qeveria Hoti dhe duhet filluar prej momentit kur Albin Kurti ka qenë ushtrues detyre. Sipas mendimit tim, Kurti kthehet në detyrën e kryeministrit në detyrë. Në momentin kur është bërë qeveria e re, Kurti ka qenë kryeministër në detyrë” – tha Kryeziu. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit, është mbajtur online për shkak të kushteve jo të favorshme në të cilat ndodhet Kosova. Nëse vota e tij shpallet e pavlefshme atëherë qeveria Hoti do të bjerë dhe vendi do të shkojë në votime të parakohshme.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment