Sport

Mancini lavdëron yllin e Milanit: Për mua është si Messi dhe Ronaldo

Trajneri i Italisë flet për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic
Featured image of article: Mancini lavdëron yllin e Milanit: Për mua është si Messi dhe Ronaldo Roberto Mancini

Roberto Mancini mendon se Zlatan Ibrahimovic është në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Numri një i stolit të kombëtares italiane në një intervistë për Sport Mediaset ka zbuluar dhe se kur mund të rikthehet sërish Balotelli me kombëtaren.

“Zlatan do të mbahet mend si një prej sulmuesve më të mirë të historisë. Unë do e fus atë në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Ai ka fituar kampionatet në çdo shtet dhe ka shënuar një tonelatë me gola.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ai ka bërë mirë te Milani këtë sezon, por nuk e di se çfarë do të bëjë për të ardhmen. Balotelli? Do të luajë me Italinë në momentin që do të mendojë vetëm për futbollin”, – tha Mancini.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment