Sport

Mancini beson tek Italia e tij: Mund të fitojmë Kampionatin Europian!

"Nuk më pëlqen të vendos shumë rregulla për lojtarët e mi, ashtu siç nuk është shumë e drejtë që të ndryshoj personalitetin e tyre"
Featured image of article: Mancini beson tek Italia e tij: Mund të fitojmë Kampionatin Europian! Roberto Mancini

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, mendon se skuadra e tij mund të fitojë “Euro 2020”. Numri një i stolit të italianëve mendon se ekipi që drejton i ka të gjitha kapacitetet për të ngritur lart trofeun.

“Jam pak i zhgënjyer që nuk po e luajmë Europianin, por mendoj se mund të jetë dhe pak avantazh për skuadrën tonë, sepse jemi ekip i ri dhe kemi një vit më shumë kohë për të fituar përvojë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mendoj se ne jemi përkrah skuadrave që mund të fitojnë trofeun. Nuk më pëlqen të vendos shumë rregulla për lojtarët e mi, ashtu siç nuk është shumë e drejtë që të ndryshoj personalitetin e tyre”, – tha Mancini.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment