Sport

Manchester United prísh planet e Juventusit, i ofron Interit Pogba-n për Martinez

Objektivi i anglezëve është bërë Lautaro Martinez. Súlmuesi i Interit po tregon një formë të mirë duke u kthyer në protagonist te skuadra zikaltër.
Featured image of article: Manchester United prísh planet e Juventusit, i ofron Interit Pogba-n për Martinez Paul Pogba dhe Lautaro Martinez

ANGLI-Manchester United po kërkon të përforcohet në merkaton e verës duke qenë se drejtuesit janë të bindur se në janar nuk mund të bësh goditje të mëdha. Objektivi i anglezëve është bërë Lautaro Martinez. Súlmuesi i Interit po tregon një formë të mirë duke u kthyer në protagonist te skuadra zikaltër. Kështu, nga Anglia vjen lajmi se Manchester ka shprehur interes për argjentinasin dhe i ka ofruar Interit dhe një ofertë për ta bindur duke përfshirë Paul Pogba.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesfushori mund të përfshihet në këtë óperacion për të kaluar në “San Siro” në rast se Interi pranon të largojë Lautaron. Fakti që Pogba po kërkon një aventurë të re dhe po bie shpesh pre e démtimeve, ka bërë që drejtuesit të mendojnë një zgjidhje nga, e cila mund të përfítojnë diçka. Nëse palët bien dakord, transferimi mund të bëhet në verën e këtij viti.

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment