Sport

Manchester United nuk ul asnjë cent për Sanchez, Inter duhet të vendosë sa më shpejt

Sanchez nuk është pjesë e planeve të Manchester United, që gjithsesi nuk ka ndërmend ta japë falas
Featured image of article: Manchester United nuk ul asnjë cent për Sanchez, Inter duhet të vendosë sa më shpejt Alexis Sanchez

MILANO-Manchester United vazhdon të ushtrojë presion Interit sa i përket Alexis Sanchez. Sipas asaj që shkruan “Sunday Express” sot, “Djajtë e Kuq” kanë kërkuar nga klubi zikaltër 16 milionë euro që të lejojë transferimin përfundimtar të sulmuesit kilian në Milano e rrjedhimisht edhe aktivizimin e tij nën urdhrat e Contes në Europa League.

Në fakt javën që vjen ai duhet të largohet nga Milano për t’u kthyer në Angli pasi dy klubet nuk kanë gjetur një marrëveshje për pjesën tjetër të sezonit. Sanchez nuk është pjesë e planeve të Manchester United, që gjithsesi nuk ka ndërmend ta japë falas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment