Sport

Manchester United ‘josh’ me ofertë marramendëse Jadon Sancho, Dortmund e shpërfill dhe kërkon 120 mln €

Sot ekipi i Dortmund ka refuzuar ofertën marramendëse të djajve të kuq, të cilët kanë ofruar 98 milion euro, pasi shuma që ata kërkojnë është rreth 120 milion euro për kartonin e 20-vjeçarit.
Featured image of article: Manchester United ‘josh’ me ofertë marramendëse Jadon Sancho, Dortmund e shpërfill dhe kërkon 120 mln € Jadon Sancho

GJERMANI- Borussia Dortmund është e vendosur që të mos e lëshojë nga Bundesliga 20-vjeçarin Jadon Sancho, pavarësisht ofertave të majme që po i vijnë nga Manchester United.

Sot ekipi i Dortmund ka refuzuar ofertën marramendëse të djajve të kuq, të cilët kanë ofruar 98 milion euro, pasi shuma që ata kërkojnë është rreth 120 milion euro për kartonin e 20-vjeçarit.

Por duket se United nuk dorzohet dhe se po bën një ofertë më të madhe për talentin anglez, ndërsa Dortmund ka bërë të qartë se ofertat do të pranohen deri në 10 gusht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që nese kjo marrëveshje arrihet Sancho rikthehet në Premier League, por jo të ekipi që e formoi Manchester City, por te rivalët e tyre të përjetshëm Manchester United.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment