Sport

Manchester United flet… gjermanisht! Sponsori i ri rekord për “Djajtë e Kuq”, klubi anglez pritet të përfitojë…

Kompania gjermane e teknologjisë TeamViewer, një udhëheqëse globale në softuerin do të jetë sponsori i ri kryesor i Manchester United
Featured image of article: Manchester United flet… gjermanisht! Sponsori i ri rekord për “Djajtë e Kuq”, klubi anglez pritet të përfitojë… Manchester United

ANGLI-Në fund të këtij sezoni skuadrës së Manchester United i përfundon kontrata e sponsorit me markën e makinave Chevrolet. Mendohet se “Djajtë e Kuq” do të lënë prodhuesin amerikan, i cili u ka garantuar atyre të ardhura përrallore që nga viti 2014, por tani në skenë ka dalë emri i një kompanie gjermane të teknologjisë, TeamViewer. Një markë mbase pak e njohur për publikun e gjerë, por duke gjykuar nga shifrat e marrëveshjes, duket shumë bujare.

Kompania gjermane e teknologjisë TeamViewer, një udhëheqëse globale në softuerin do të jetë sponsori i ri kryesor i Manchester United. Në fakt, pas 7 vitesh, kontrata që lidhte Djajtë e Kuq me markën Chevrolet ishte afër skadimit, dhe gjermanët ishin në gjendje të fitonin hapësirën në bluzat e një prej klubeve më në histori.Do të jetë 235 milion paund për pesë vjet, e barabartë me afërsisht 275 milion euro, të ardhurat që do të garantohen nga TeamViewer në Manchester United, afërsisht 55 milion euro në sezon. Kjo është marrëveshja më e pasur e sponsorizimit nga një klub i Premier League.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E dyta në botë vetëm pas asaj mes Real Madrid dhe Fly Emirates (70 milion në sezon). CEO i United Richard Arnold tha i kënaqur, “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që krijuam këtë partneritet me një nga kompanitë më emocionuese dhe dinamike. Ne shpresojmë të punojmë me TeamVieëer për të sjellë vizionin tonë të një partneriteti të bazuar në mënyra më inteligjente për të lidhur njerëzit dhe kompanitë në jetë “.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment