Sport

Manchester United arrin marrëveshje stratosferike me Dortmund, mesfushori 20-vjeçarë vlen…

Manchester United bën gati marrëveshjen stratosferike me Borussia Dortmund për mesfushorin Jadon Sancho me vlerë 120 milion euro.
Featured image of article: Manchester United arrin marrëveshje stratosferike me Dortmund, mesfushori 20-vjeçarë vlen… Jadon Sancho
Përditësuar:

BRITANI E MADHE- Manchester United bën gati marrëveshjen stratosferike me Borussia Dortmund për mesfushorin Jadon Sancho.

Sipas mediave ndërkombëtare akordi për kartonin e 20-vjeçarit kap vlerën e 120 milion euro. Raportohet se pagesa do të bëhet me këste pasi arkat e ‘djajve të kuq’ janë të dëmtuara nga situata e pandemisë.

Si fillim United duhet të paguajë 70 milion euro, ndërsa 50 milion eurot e mbetura do të paguhen gjatë sezoneve të ardhshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që Dortmund i ka vendosur një kusht Manchester-it, që marrëveshja duhet të bëhet zyrtare para datës 10 gusht, përndryshe ta harrojë blerjen e 20-vjeçarit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment