Sport

Manchester City-Messi, pronarët e klubit anglez vendosin se çfarë do të bëjnë me argjentinasin

Joan Laporta me projektin e tij ambicioz ka bindur 6-herë fituesin e Topit të Artë të qëndrojë te Barça edhe për disa vite dhe pse jo ta mbyllë karrierën në Camp Nou
Featured image of article: Manchester City-Messi, pronarët e klubit anglez vendosin se çfarë do të bëjnë me argjentinasin Leo Messi

SPANJË-Sipas raporteve nga gazeta katalanase “Sport”, Manchester City ka vendosur të mos i paraqesë asnjë ofertë Leo Messit për ta bindur atë që të transferohet në ishull. Klubi anglez do të donte të zëvendësonte Aguero-n duke larguar vëmendjen nga sulmues si Kane,Haaland dhe Lukaku.

Joan Laporta me projektin e tij ambicioz ka bindur 6-herë fituesin e Topit të Artë të qëndrojë te Barça edhe për disa vite dhe pse jo ta mbyllë karrierën në Camp Nou me Messin që pas disa javësh do të hedhë edhe të bardhën mbi të zezë për të rinovuar kontratën aktuale që i skadon në verë me Barcelonën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment