Sport

Punësuan minorenë, Manchester City gjobitet me shifrën marramendse nga FIFA

FIFA ka gjobitur me 370 mijë franga zvicerriane klubin e Manchester City, pasi ka shkelur rregulloren për trasferimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeç.
Featured image of article: Punësuan minorenë, Manchester City gjobitet me shifrën marramendse nga FIFA Foto ilustruse

ANGLI-Klubi i Manchester City  është gjobitur me 370 mijë franga zvicerane pasi ka pranuar se ka shkelur rregullat e FIFA-s për transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

FIFA ka thënë se City ka shkelur nenin 19 të rregullores ku thuhet se “transferimet ndërkombëtare të lojtarëve janë të lejuar vetëm kur futbollistët janë mbi moshën 18-vjeçare”.

Për shkelje të njëjta, Chelseat i është ndaluar blerja e lojtarëve për dy afate kalimtare por klubi është duke e apeluar këtë vendim.

 Chelsea dhe u sanksionua nga Fifa në shkurt për shkelje të rregullave në lidhje me 29 lojtarë të rinj, dhe u gjobit me 460,000 përveç ndalesës së transferimit të tyre.

Klubi pranon përgjegjësinë për shkeljet që u shfaqën si rezultat i keqinterpretimit të rregulloreve në fjalë,” – u shprehën zyrtar të City për dënimin që kanë marrë nga FIFA.

Burimi: BBC

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment