Sport

Mançester Siti, 500 milionë euro Mesit për 8 vite

Kontrata e “Pleshtit” me skuadrën që stërvitet nga Pep Guardiola do të jetë për 2 vitet e ardhshme, me opsionin për një vit të tretë
Featured image of article: Mançester Siti, 500 milionë euro Mesit për 8 vite
Përditësuar:

ANGLI – Lionel Mesi është një ndër protagonistë kryesorë të merkatos së verës ende pa u hapur ajo. Një ditë më parë, mediat zbuluan se oferta e Mançester Sitit ishte ulur për shkak të krizës financiare, një ditë më vonë tabloidi “The Sun” zbulon detajet.

Skuadra angleze ka prezantuar përpara kapitenit të katalanasve një kontratë 500 milionë euro për 8 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se oferta e Sitit është 200 milionë euro më pak sesa ajo në verën e kaluar dhe diçka e tillë lidhet me problemet ekonomike që kanë përfshirë të gjithë futbollin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontrata e “Pleshtit” me skuadrën që stërvitet nga Pep Guardiola do të jetë për 2 vitet e ardhshme, me opsionin për një vit të tretë. Pas kësaj aventure në futbollin anglez, Leo Mesi mund të luajë me Nju Jork Sitin, skuadër të kampionatit anglez në pronësi të Sitit. Pas këtyre 2 viteve, “Pleshti” do të jetë ambasador i këtij grupi. “Siti Futboll Grup” ka 10 skuadra në pronësi dhe Mesi do të jetë ambasador.

Sigurisht që ai mund të ketë Leon, që mund të luajë disa sezone në Indi apo në Emiratet e Bashkuara Arabe. Media britanike raporton, se Siti do ta përballonte Leo Mesin, pavarësisht se rroga e tij do të ishte afro 1 milion euro në javë. Ai mund të sjellë afro 300 milionë euro në sezon për Mançester Sitin. Mesi nuk është vetëm një blerje sportive, por edhe marketingu.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment