Sport

Mançester Siti gati për merkato të dyfishtë në Serie A, Guardiola në luftë me ish-skuadrën e tij

Skuadra angleze kërkon që të marrë shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez dhe të mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali.
Featured image of article: Mançester Siti gati për merkato të dyfishtë në Serie A, Guardiola në luftë me ish-skuadrën e tij Lautaro Martinez

ANGLI- Mançester Siti është gati të hyjë fuqishën në merkato këtë sezon pasi ju hoq dënimi nga Arbitrazhi Sportit. Skuadra angleze kërkon që të marrë shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez dhe të mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme të hyjë në garë me legjendën e Spanjës, Barcelonën për Martinez pasi ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me “zikaltërit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skuadra angleze e shikon Martinezin si zëvendësuesin ideal të sulmuesit Serxhio Agueros. Ndërsa për mbrojtësin Kulibali, skuadra ka thënë se do ta japi nëse i vjen një ofertë e mirë.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment