Aktualitet

Manastirliu takon grupin e mjekëve italianë: 400 pacientë nën kujdes respirator te Infektivi ia kanë dalë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u takua sot me grupin e mjekëve të ardhur nga Italia. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve. Gjithashtu ministrja theksoi se në spitalin Infektiv janë shpëtuar 400 pacientë të cilët kanë pasur nevojë për kujdes respirator.
Përditësuar:

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u takua sot me grupin e mjekëve të ardhur nga Italia, për të ndihmuar në luftë ndaj COVID-19.  Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u shpreh se në planin e ministrisë së Shëndetësisë janë përfshirë edhe spitalet rajonale, për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19, nëse ezaurohen kapacitetet.

Një punë e madhe po bëhet në territor përsa i përket kontrollit dhe testimit në mënyrë që të këputet zinxhiri i infeksionit. Por paralelisht ne jemi në përgatitje e sipër, dhe pjesë e kësaj përgatitje është dhe fuqizimi i ekipeve tona mjekësore, jo vetëm në strukturat tona spitalore universitare të dedikuara për të trajtuar COVID 19, por gjithashtu dhe në spitalet rajonale ku ne tashmë prej fillimit i kemi përfshirë në vlerësimin për të trajtuar rastet e të sëmurëve apo të pacientëve me Covid19, pasi të ezaurohen kapacitetet të cilat ne i kemi dedikuar sipas skenarëve tanë dhe sipas flukseve të pacientëve, sipas atyre projeksioneve të vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ministrja vlerësoi punën e mjekëve, për trajtimin e pacientëve të shtruar në spitale.Manastirliu bëri me dije, se në spitalin Infektiv janë trajtuar 800 pacientë, ku 50% e tyre kanë pasur nevojë për kujdes respirator.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani situata është përballuar me sukses, falë gjithë përpjekjes heroike të mjekëve dhe infermiereve në spitalet tona Covid1 dhe Covid2, po gjithashtu dhe gjithë investimeve që janë kryer gjatë gjithë kësaj periudhe për asistencën e mirëfilltë për pacientët me Covid19. Vetëm në spitalin Infektiv, janë trajtuar rreth 800 pacientë deri më sot ku 400 prej tyre, pra 50 % prej tyre kanë patur nevojë për kujdes respirator, kush për një suport oksigjeni, kush është trajtuar nëpërmjet metodave të ventilimit, ja kanë dalë me sukses, falë punës heroike të mjekëve”, u shpreh Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me spitalet, po vijon trajnimin e stafeve mjekësore që do të formojnë skuadrat rezervë për përballimin e COVID19 edhe me hapjen e strukturave të tjera spitalore, sipas skenarëve, për përballimin e situatës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment